Merkato e dimrit ka vendosur një rekord në rang global. Gjatë afatit të transferimeve të janarit u regjistruan 4,728 lëvizje të lojtarëve në futbollin e meshkujve dhe atë të femrave. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë.
Të dhënat u publikuan nga FIFA, në skuadër të International Transfer Snapshot. Shifrat e paraqitura aty evidentuan një primat historik, me 1 miliard e 570 milionë dollarë të shpenzuara nga klubet.
Ky ishte totali i përgjithshëm i investuar nga skuadrat e të gjithë botës, në të gjitha kategoritë, për komisionet e blerjeve të sportistëve. Bëhet fjalë për afro 230 milionë dollarë më tepër se janari i vitit 2018, që ishte edhe rekordi në fuqi. Sipas raportit, në total 4387 transferimeve është realizuar në futbollin e meshkujve në të gjithë botën. Kjo shifër është thuajse 90 për qind e totalit të transferimeve. Të gjitha këto të dhëna përbëjnë rekord dhe statistika të padëgjuara prej vitit 2010, periudhë kur u krijua edhe Sistemi i Transferimeve në futboll.