Nëse kishte diçka që i shqetësonte banorët e vjetërt të “Big Brother Vip” me hyrjen e banorëve të rinj, është fakti se kësaj here ata kishin dy javë imunitet. Shpesh nëpër shtëpi është folur rreth kësaj gjëje, kryesisht nga Luizi dhe më oas nga Olta dhe së fundmi “Vëllai i Madh” iu ka dhënë atyre një mision.

Luizi dhe Olta duhet të bashkëpunonin së bashku për të bërë banorët e rinj që të hidhen në pishinë , që t’ju hiqet imuniteti. Duke e ndarë këtë informacion për misionin e tyre edhe me banorë të tjerë, si Kiara dhe Maestro, Luizi dhe Olta ia kanë arritur qëllimit duke i bërë banorët e rinj që të hidhen të gjithë në pishinë.

Ata nuk ishin në dijeni të misionit të tyre dhe kanë qenë vetë Luizi dhe Olta ata që ia kanë komunikuar ‘detyrën’ e dhënë nga “Vëllai i Madh.” Në fund ata i informuan banorët se “prej tani e tutje nuk kanë më imunitet dhe janë të nominueshëm.” Së fundmi shtëpia po “zien” nga Zarfi i kuq që ka arritur nbë favor të Olta Gixharit. Aktorja fitoi një lojë ditën e djeshme, përballë Luizit, dhe do të ketë një avantazh gjatë Prime-it të nesërm.