Gjatë një bisede me Stresin, Juliana është shprehur se e ka marrë malli të jetë e dashuruar. Ajo ka treguar se ka gjashtë vite që nuk e ka përjetuar këtë ndjesi.
“Më ka marrë malli të shoh Xhulin e dashuruar sepse ka gjashtë vite që nuk kam qenë në dashuri, mos të mendoj vetëm për punë, por edhe të jem më e butë”, ka thënë Juli.
Ajo ka shtuar se kur është e dashuruar nuk ka asgjë në botë që nuk e bën për atë person: Unë e dashuruar jam e çmendur dhe nuk ka asgjë në botë që nuk e bëj për atë person.