Konkurrenti i parë që u eliminua mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother VIP” është Xhonatan Islami, të cilin fati nuk “e deshi” as kësaj here. Pasi doli javën e kaluar dhe u rifut me biletë kthimi, Xhonatan, Luizi dhe Efi dolën në nominim me njëri-tjetrin. Xhoni la shtëpinë për herë të dytë dhe u ftua sot në “Big Brother VIP Fan Club”, ku komentoi lojën e tij dhe sqaroi disa zëra që s’i kishin pëlqyer aspak.
Ende pa u pyetur nga opinionistët për këtë temë, Xhonatan u ndal vetë të komentonte e sqaronte marrëdhënien e tij të shumëpërfolur me Olta Gixharin. Lart e poshtë u fol se ata kishin qenë dikur të lidhur, ndërsa Xhoni u shpreh i prekur nga këto lajme që kishin qarkulluar. “E vetmja gjë që më ka prekur është historia që unë dhe Olta kemi pasur një lidhje jashtë. Është e turpshme, unë e njoh Oltën familjarisht. Më preku, është një lajm i rremë.”- tha ai.
Nga ana tjetër, vazhdon të flitet se partneri i Oltës bën shpesh bisedime me produksionin e “BBV” për lojën e Oltës, madje thuhet se kjo e fundit i vendosi kush “O unë, o Efi në këtë shtëpi”. Efi u eliminua mbrëmë, ndërsa Olta nuk fshehu dot lumturinë.