Kejvina Kthella ka qenë temë diskutimi gjatë kësaj kohe për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania dhe situatave që shkaktoi brenda.
Ajo u përjashtua nga ky format pak më vonë për shkak të një skandali me Luiz Ejllin, por gjatë qëndrimit pati disa momente me banorët e tjerë.
Modelja e kishte ngacmuar disa herë Krist Aliajn, e madje në disa raste e bëri që të ndihej edhe në siklet.
Asokohe pati një reagim nga babai i Kristit, Robert Aliaj, i cili tha se nëse ‘do të lidhej me Kejvinën nuk më ka më baba’.
Dhe tani kur Keisi dhe Kristi filluan një njohje me njëri-tjetrin, ku në këtë mes nuk ishte i pajtimit Sabiani, Aliaj deklaroi duke thënë se ‘secili duhet të bëjë zgjedhjen e tij’.
Kjo bëri që të ketë një reagim nga Kthella, gjersa shtoi: “Zoti çapaçul Aliaj ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o burrë”.
Për Kristin ndërkaq u tha këto ditë se ka lënë një lidhje jashtë shtëpisë së BB VIP Albania.