Disa shenja të Horoskopit hyjnë lehtësisht në të ardhura, sepse dinë si t’ia dalin dhe të fitojnë brenda një kohe të shkurtër, ndërsa disa të tjera duhet të punojnë shumë për të marrë rezultate.
Dashi
Yjet do të jenë patjetër në favorin tuaj në mars. Jo vetëm që do të përparoni në biznes dhe karrierë, do të lidheni me njerëz të rinj dhe do të bëni partneritete të reja, por gjithashtu do t’i investoni fondet tuaja në mënyrë inteligjente. Askush nuk mund t’ju ndalojë që të arrini synimet tuaja.
Akrepi
Marsi do t’ju japë energjinë që ju duhet për të qenë gati si fizikisht, ashtu edhe intelektualisht për të përballuar sfida të reja. Edhe nëse nuk je i përfshirë drejtpërdrejt në gjenerimin e të ardhurave brenda kompanisë, përpjekjet e tua nuk do të kalojnë pa u vënë re nga eprorët e tu. Ka shumë të ngjarë që të marrësh një ofertë për një ndryshim pune ose rritje të pagës.
Shigjetari
Një sukses i madh financiar ju pret gjatë muajit mars. Gjatë kësaj kohe, do të filloni të ndiqni intuitën tuaj dhe si rezultat, do të merrni vendimet e duhura. Do të merrni një valë energjie të re që do t’ju japë kurajën për të marrë rreziqe, që do t’ju sjellin suksese të reja.
Bricjapi
Falë Marsit, do të inkurajoheni të ndani idetë tuaja, sidomos pas 6 marsit. Nëse keni dilema që lidhen me financat ose vendin e punës, do t’i zgjidhni ato shpejt. Vetëm mbështetuni në veten dhe aftësitë tuaja, pastaj falë motivimit do të keni një shans të madh për t’u pasuruar në mars.