Kiara dhe Luizi janë çifti më i përfolur në Shqipëri. Dyshja edhe e celebruan lidhjen e tyre të dashurisë me një dasmë brenda shtëpisë së Big Brother.
Por mesa duket, Kiara ka dyshimet e saj për Luizin, jo për atë që ka treguar këngëtari brenda shtëpisë, por si mund të jetë jashtë saj…
Kiara: E di ça më acaron, se më dukesh pak mistrec. Luizi: Në ç’kuptim?
Kiara: Nuk e kam për këtu në shtëpi, e kam për kur të dalim jashtë. Ke qejf të ngacmosh.
Luizi: Të dukem natyrë që e bëj? Kiara: Po. E kam kuptuar këto kohët e fundit.