Përveç Luizit, edhe Kiara u “përplas” ashpër me Amosin.
Ajo i tha Amosit se është njeri fallco dhe se kur banorët i thanë javën e kaluar që ai ka rënë në qetësi dhe nuk është aktivizuar fare në debate, ai menjëherë të nesermen, “ u zgjua”.
Amos e kundërshtoi mendimin e Kiarës, duke thënë që një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë. Nga ana tjetër, Kiara përmendi edhe faktin që ai dhe Dea nuk morën pjesë në “dasmën” e saj dhe të Luizit.
Kiara u shpreh se Amos dhe Dea janë xhelozë, për faktin që ata nuk ishin në pozicionin e tyre.