Tashmë është konfirmuar oferta e sheikëve nga Katari për blerjen e klubit anglez të Manchester United.
Sheiku Jassim Bin Hamad Al Thani tashmë ka dorëzuar zyrtarisht ofertën për blerjen e Manchester United
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, thuhet se oferta synon të rikthejë klubin në lavdinë e mëparshme.
Deklarata e plotë:
“Oferta synon të rikthejë klubin në lavdinë e tij të mëparshme, si brenda dhe jashtë fushës, dhe do të fokusohet në rikthimin e tifozëve në zemër të klubit të futbollit Manchester United”.
Oferta do të jetë plotësisht pa borxhe nëpërmjet Fondacionit Sheikh Jassim, i cili do të investojë në ekipet, objektin stërvitor, stadiumin, infrastrukturën dhe komunitetet që klubi mbështet”.