Armando Broja është një nga futbollistët më të përfolur në Angli në sezonet e fundit për shkak të përformancave të tij veçanërisht kur ishte në formë huazimi te Southampton. Ylli i Chelsea tanimë ka zënë vend edhe në rrugët e Londrës. 21-vjeçari është kthyer në një simbol të Bluve, duke qenë tanimë edhe në rrugët e kryeqytetit.
“Krenaria e Londrës”, thuhet në një poster me imazhin e Armando Brojës. Duket se Broja tanimë ka një arsye më shumë për t’u rikthyer më i fortë në sezonin e ri. Kujtojmë se sulmuesi është dëmtuar në një miqësore kundër Aston Villës dy muaj më parë, duke mbyllur sezonin me Chelsea. Me kontratë deri në 2028, Chelsea beson shumë në aftësitë e shqiptarit, që shihet si ndër futbollistët më të vlefshëm të dalë nga akademia e Bluve.