Qëndrimi i Amosit dhe Deas në shtëpi u komentua nga Armaldo, Valbona e Luizi.
Sipas Maestros, Dea dhe Amos nuk kanë bërë asnjë lojë së bashku në 40 ditë qëndrimi në shtëpi dhe për këtë arsye ata po afrohen me banorë të tjerë, për të krijuar situata.
Armaldo tha se së fundmi, Dea po qëndron me Kristin sepse dëshiron të bëjë një lojë me të, në mënyrë që të duket në publik, sikur është aktive në shtëpi.
Luizi e cilësoi Kristin si budalla, për mënyrën se si ai ka zgjedhur të luajë. Nga ana tjetër, Valbona tha se prej ditësh Dea dhe Amos thuajse nuk qëndrojnë më me njëri-tjetrin.
Sa i përket marrëdhënies më Oltën, Armaldo tha se Amos po luan gabim, pasi ai nuk e mbron atë në debate, kur nga ana tjetër, shoqërohen gjithë kohën bashkë.