Kupa e Shqipërisë luan dy sfidat e saj të fundit të turit të dytë, me katër skuadra që kërkojnë çerekfinalen.

Në orën 13:00, Vllaznia pret në Shkodër Bylisin. Kuqeblutë kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 0-2 dhe vetëm një surprizë mund t’i eliminonte. Megjithatë ballshiotët priten të luajnë fortë për të përmbysur çdo gjë.

Në orën 16:00, Teuta dhe Erzeni ndeshen me njëra-tjetrën në një sfidë që është më se e hapur. Takimi i parë u mbyll në një barazim 1-1 dhe të dyja kësaj radhe do të luajnë çdo gjë për çdo gjë.

NDESHJET:

GRUPI A

VLLAZNIA – BYLIS (2-0) 13:00

GRUPI B

TEUTA – ERZENI (1-1) 16:00