Ndeshja e tij e fundit me kuqezinjtë daton në 18 shtator kundër Napolit, por rikthimi mund të jetë shumë afër. Mike Maignan më në fund jep një lajm të mirë për Milanin dhe tifozët e saj, pasi portieri francez pritet të jetë në fushë në ndeshjen e kthimit ndaj Tottenham më 8 mars në Champions League.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Maignan do të provojë të luajë të paktën 90 minuta në Serie A përpara ndeshjes në Londër, kundër Atalantës më 26 shkurt ose Fiorentinës më 6 mars.
Milani, i cili pas një janari të tmerrshëm ka gjetur sërish solidaritet, po pret me ankth rikthimin e portierit francez. Me të, ndeshja e kthimit kundër Tottenham për Milanin do të ishte pak më e thjeshtë.