Tërmetet në Turqi dhe Siri iu kanë marrë jetën mijëra njerëzve. Lëkundjet e forta kanë rrëzuar shumë shtëpi, shkolla, ndërtesa dhe objekte të tjera. Problemet në këto dy vende kanë ngritur shqetësime për mbarë botën, përfshirë yllin e futbollit Lionel Messi. Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, Lionel Messi ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerën e 3.5 milionë eurove.
Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacionit Leo Messi”, që të dërgojnë ndihma në vendet e tërmetit. “Fondacioni Leo Messi” është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve të botës.
Vëllai i madh i Leos, Matias Messi, organizon aktivitetet e agjencisë në partneritet me UNICEF. Lionel Messi ka dhuruar 3.5 milionë euro fonde për tërmetet në Turqi dhe Siri.