Në puntatën e fundit të “Zemër Luana”, Luana Vjollca ka provuar për herë të parë një sfidë me pyetje që i bëhet të ftuarve dhe i është përgjigjur edhe pyetjes për largimin nga Top Channel.

Pyetja që iu drejtua Luanës: “Luana, zakonisht lëvizjet mediatike bëhen për një jetë më të mirë, por lëvizja jote nuk u kuptua asnjëherë…Ndonëse realizove menjëherë një sezon të suksesshëm në Tv Klan, njerëzit ende kanë një kuriozitet që është: arsyeja pse more vendimin për t’u larguar nga televizioni Top Channel ku ishe një nga imazhet më kryesore dhe kishe emisionin më të mirë e të përfolur asokohe në atë televizion, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë arsyen e vërtetë të dorëheqjes! “