Armaldo sqaroi debatin që ai pati me Bledin, lidhur me komentin që sipas tij është keqkuptuar. Maestro i tha Luizit të “ruajë” Kiarën nga Bledi dhe ky koment acaroi këtë të fundit dhe e cilësoi si poshtërues.
Duke folur me Nitën dhe Diolën, Armaldo u shpreh se ai ka folur me shaka dhe se çdo gjë mund të thuhet në kuadër të lojës.
Armaldo tha se në qoftë se do e kishte thënë ndryshe, atëherë do kishte të drejtë Bledi.
Diola i tha Maestros se të gjithë e morën keq atë që ai i tha Luizit, prandaj Bledi u prek aq shumë.