Edhe pse kanë treguar se mund të jenë miq shumë të mirë brenda shtëpisë, Armaldo Kllogjeri dhe Luiz Ejlli kanë pasur debate të njëpasnjëshme ditët e fundit. Marrëdhënia mes tyre duket se ka ndryshuar, duke pasur disa përplasje.
Edhe gjatë të premtes ata kanë pasur një debat të fortë me njëri-tjetrin, me Luizin që i ka thënë Armaldos se nga ai nuk do të ketë më asnjë komunikim me të, ndërsa i kërkoi falje për çdo epitet dhe fyerje të mëparshme deri më sot.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Të kërkoj ndjesë për çdo epitet, fyerje, tallje, si e ke quajtur ti që të kam dhënë nga data 24 dhjetor dhe deri më datën 17 shkurt, me sinqeritetin më të madh. Nga sot e tutje ti me mua s’do të kesh asnjëlloj komunikimi, as mirëmëngjesi. Në rregull? Me mua sot, kapak.
Armaldo: Ok
Luizi: Se nuk je 17 vjeç, por je 47
Armaldo: Po pra, por po flet me hamëndësi
Luizi: Mua më lër në gabimin tim
Armaldo: Ok, po të lë në gabimin tënd