Tea, Dea dhe Olta janë tre banoret e nominuara këtë javë dhe njëra prej tyre do të lërë shtëpinë e Big Brother të shtunën.
Vajzat i dërgoi në nominim Kiara, të cilës iu dha mundësia që të hapte “Kutinë e Pandorës”, ku njëri zarf kërkonte që ajo të nxirrte në televotim tre banorë.
Ajo zgjodhi Tean, Oltën dhe Dean. Këtë të fundit, ndoshta për të marrë “hakun” e Efit e cila u eliminua javën e kaluar.
I pyetur nga Olta se cila prej tyre lë shtëpinë të shtunën, Luizi u shpreh se Tea. Kjo e fundit e pyeti Luizin nëse është mërzitur me fytyrën e saj.
Luizi u përgjigj se atij nuk i mërzitet asnjë fytyrë në shtëpi, por sipas tij, publikut i është mërzitur Tea.