risti ka qënë lideri i kësaj jave në shtëpinë e Big Brother. Për secilin banor, është caktuar një detyrë.

Luizi i tha Kristit se shtëpia ka qënë shumë rrëmujë këto ditë, jo për fajin e tij, por se ai nuk mund t’i rrijë banorëve mbi kokë. Për të Kristi nuk po menaxhon dot situatën në shtëpi.

Kristi u shpreh se ai u zgjodh lider vetëm për këtë javë, dhe dëshiron ta kryejë këtë detyrë.

Armaldo i cili ka qënë lider dy herë rradhazi, tha se ka punuar shumë për të patur pastërti në shtëpi. Sipas tij, kjo gjë shihet dhe si respekt ndaj formatit.