Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, mund të blejë skuadrën e Manchester United. Për momentin, pronari i “Tëitter”, është duke monitoruar situatën, por shpejt mund të bëjë një lëvizje konkrete.
Pronarët aktualë të “djajve”, Glazers”, janë shprehur se do ta nxjerrin në shitje klubin legjendar anglez, për të cilin janë interesuar edhe arabët. Por këtij ankandi duket se do t’i bashkohet edhe Elon Musk, pritet të ofrojë 4.5 miliardë dollarë, ndërsa Glazers kërkojnë rreth 6 miliardë.
Pak muaj më parë, Elon Musk bëri një postim në rrjetet sociale ku shkroi se do të blinte pikërisht ekipin e Manchester United. Më pas ai sqaroi se kjo ishte një shaka, por duket se këtë herë ai e ka seriozisht këtë ide. Nuk dihet nëse Musk do të jetë i vetëm në këtë ofertë apo do të ketë nga pas edhe investitorë të tjerë.