Një 33 vjeçar shqiptar dhe një shtetas malazez janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës pasi nuk kanë deklaruar shumën e parave që kishin me vete në aeroportin e Rinasit. Shqiptarit, V.K, 33 vjeç, i janë gjetur të fshehura në trup, 21.790 paund me qëllim mosdeklarimin e tyre. Mësohet se pas kontrollit të imtësisishëm të tij sapo mbëriti në Rinas, i janë zbuluar shuma e paundëve britanikë të fshehur në një brez që e kishte improvizuar. Ndërsa malazezit, V.K, 47 vjeç i janë gjetur në çantën e tij të dorës 10 mijë franga dhe 800 euro të padeklaruara gjatë daljes së tij nga Republika e Shqipërisë. Ndaj tyre rëndon akuza e “Mosdeklarimit në kufi të të hollave ose i sendeve me vlerë”.