Roma pësoi një goditje të rëndë brenda në stadiumin Olimpik. Cremonese i shkaktoi një surprizë të hidhur duke i nxjerrë jashtë Kupës së Italisë. Jose Mourinho i besoi një fanellë titullari Marash Kumbulla, por për fatin e keq, qendërmbrojtësi kuqezi u shndërrua në protagonist negativ ku në minutën e 28-të një keq pozicionim i tij detyroi Rui Patricio-n të shkaktoj një 11-metërsh:
“Thjesht i mallkuar ai kontroll topi që i dhuroi mundësinë Dessers të fitoi dhe të shndërroi në gol një penallti. Nuk ishte mbrëmja e tij dhe kjo ishte e dukshme”, nota 4,5 për Kumbullën, lojtari më pak i vlerësuar shkruajnë mediat italiane.
Jose Mourinho nuk e drejtoi gishtin nga Kumbulla pas këtij eliminimi, por fjalët e portugezit tregojnë qartësisht pse Kunbulla është qendërmbrojtësi i 4-ët në skuadër:
“Zhvilluam një pjesë të parë të tmerrshme, në një nivel shumë të ulët. Gjithsesi kam mësuar të mos qaj pas humbjeve, por të shoh ndeshjen e radhës. Ajo që mund të them është se ky grup has shumë vështirësi kur bëhet rotacion, e ka të vështirë të luaj tre ndeshje në javë”, u shpreh Mourinho.
Eliminimi i Romës në fazën çerekfinale ka zënë faqet e para të mediave italiane: “Jashtë edhe Mourinho. Blof i bujshëm përballë Cremonese. Pas Napoli e Milan, nga skena del edhe Roma”, shkruan Corriere dello Sport.