Gjigandët amerikanë të Ford do të rikthehen në botën e Formula 1 prej vitit 2026. Kur kanë kaluar më shumë se 20 vite nga pjesëmarrja e fundit e Ford në pistat e shpejtësisë së Formula 1, marka e famshme amerikane do të bashkëpunojë me RedBull sa i takon fuqisë elektrike në makinë.
Rregullat e reja të vendosura nga FIA, shtyjnë RedBull në këtë bashkëpunim që do të nisë prej vitit 2026 me austriakët që kërkojnë të jenë skuderia më e mirëpërgatitur sa i takon njësisë “Power Unit”. Në lidhje me rikthimi në Formula 1, foli edhe shefi ekzekutiv i Ford-it, Bill, i cili u shpreh se ky është një kapitull i ri për markën amerikane.
“Është fillimi i një kapitulli të ri në historinë e Ford, do të rikthehemi në sport duke ndjekur traditën e inovacionit, qëndrueshmërisë dhe elektrifikimit në një nga skenat më të rëndësishme të botës së shpejtësisë”, u shpreh Bill.