Astrologia Meri Shehu parashikon se muaji Mars sjell ‘lirinë’ nga disiplina e Saturnit për shenjat e qëndrueshme. Pas 3 vjetësh ky planet largohet nga Ujori dhe kalon në shenjën e Peshqve ku do të vijojë një cikël të ri ndryshimesh dhe mësimesh që synojnë të sjellin stabilitetin.
Nga ky pozicion do të ndikohen më shumë shenjat e ndryshueshme si Peshqit, Binjakët, Virgjëresha dhe Shigjetari. Priten ndryshime në mjekësi, besim, institucione dhe përballjen me realitetin.
Meri Shehu: Gjatë muajit Mars ndodh një nga evenimentet më të rëndësishme të këtij viti sepse Saturni pas 3 vjetësh në shenjën e Ujorit do të kalojë në shenjën e Peshqve dhe këtu do ndodhë një ndryshim i rëndësishëm nën ndikimin e këtij planeti kaq të fuqishëm në jetën tonë. Do të çlirohen Ujorët, Luanët, Akrepët, Demët nga ndikimi i Saturnit këto 3 vitet e fundit që e kanë përjetuar shumë në karrierë, në jetën personale e familje, tashmë do futet në Peshk.
Vetë Peshqit do marrin një barrë shumë të rëndë me Saturnin në shenjën e tyre sepse Peshku është një shenjë ëndërrimtare, që përdor fantazinë, largimin e realitetit ose ngjyrat. Saturni e kthen shumë me këmbë në tokë dhe këtu do fillojnë të ndiejnë depresionet, përballja me realitetin e vërtetë shumë njerëz do i gjejë të papërgatitur dhe do kemi problematika sa i përket shëndetit mendor.
Ndikimi i Saturnit në Peshk sjell ndikime të mëdha në fushën spirituale, ligjore që ka të bëjë me institucionet e mbyllura si të bamirësisë, edukimit, burgjet, ka të bëjë me mjekësinë dhe në shenjën e Peshqve presupozon një mbyllje ose mjekim pak më të ashpër apo rregulla të ashpra që i përkasin fushës së mjekësisë. Ka të bëjë shumë me ndikimet në aspektin e besimit fetar ose do ndodhin gjëra që shumë njerëz mund t’i rikthehen apo të lindin profetë e udhëheqës të rinj.
Kemi një gamë të gjerë, por ndikimin më të madh do ta japë në shenjat e kryqit të lëvizshëm që janë Virgjëresha, Peshqit, Shigjetari dhe Binjakët. Do jetë një 3-vjeçar që do na ndikojë shumë fort në çështjet e ndryshimeve. Nuk do përshtatemi më kaq kollaj në realitet dhe ndryshimet do i bëjmë pak më me vështirësi, por kjo mund të sjellë edhe një stabilitet ose rregull më të fortë që disa njerëz nuk do ta përballojnë dot.