Gazetari Mero Baze, ndërsa ka publikuar foton e Shkëlzen Berishës me Dorian Duçkën, të cilin Sali Berisha e quan koka e mafies ndërkombëtare, thotë me ironi se nesër në miting, nuk duhet të harrojnë që të shajnë Duçkën.
“Ky është djali Sali Berishës që udhëton në biznes klas i shoqëruar nga Duçka, njeriu që Berisha e akuzon se ka korruptuar FBI për të gjurmuar paret ruse të PD.
Kurioz jam ta di kush e ka paguar këtë biletë dhe ku kanë qenë duke shkuar për të gjurmuar paratë ruse të Lulit, këta të dy.
Dhe mos harroni ta shani Duçkën nesër në miting, se Shkëlzeni nuk u dëgjon është për uikend në Vjenë”, shkruan Baze.