Vetëm dy ditë pas hyrjes së saj në BBV po qarkullon një lajm për Keisi Medinin, banoren e re. Në rrjet po qarkullon një mesazh zanor që tregon se ka mësuar lajmin se Keisi do hyjë në format. Pra, mesazhi është dërguar para hyrjes së saj. Dhe më tej, thuhet se i është kërkuar të futet mes çiftit Kiara-Luiz.

Sipas mesazhit, Keisi duhet të afrohet me Kiarën të cilës duhet t’i thotë “Je e sigurtë për lidhjen me Luizin? Po sikur ai të ketë dikë tjetër jashtë?”, duke krijuar një situatë mes tyre.

Sipas personit në fjalë, Keisi nuk e ka pranuar diçka të tillë për shkak të popullaritetit të Luizit. Megjithatë nuk dihet ende sa i vërtetë është ky mesazh që po qarkullon.

Interesante është se edhe në klipin prezantues, Keisi tha se Kiara është banorja e saj e preferuar.