“Të gjithë e ndezëm ‘San Siron’, ne në fushë dhe tifozët në tribuna, që ishin fantastikë”. Këto ishin fjalët e Brahim Diaz, pas fitores 1-0 ndaj Tottenhamit të Antonio Contes, në ndeshjen e parë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.
Diaz ishte autori i golit të fitores që do t’i lejojë skuadrës së Stefano Piolit të paraqitet në kthimin e Londrës me avantazhin minimal.
Ish-trajneri i Interit, tani në krye të “Spurs”, pati lëvdata për turmën kuqezi që mbushi përplot shkallët e stadiumit në Milano: “Ne gjetëm 80.000 njerëz të helmuar që e shtynë Milanin mbi pengesat”.
Edhe nëse mbrëmë kishte ‘vetëm’ 74.000 spektatorë në ‘San Siro’, pra disa më pak se ata të ‘numëruar’ nga ish-trajneri i Interit, fitimi nag biletat e shitura (9.133.842 euro) ishte më i larti ndonjëherë në futbollin italian.