Upset girl working on computer at home desk talking on smartphone hearing bad news, disappointed female annoyed speaking on phone while studying at laptop, young woman get unpleasant call on cell

Disa njerëz dinë të menaxhojnë reagimet negative dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Megjithatë, ka nga ata që nuk e përballojnë dot një kritikë, që e kanë të vështirë ta harrojnë një fyerje dhe për këtë arsye mbajnë inat.

Këta njerëz besojnë se askush nuk ka të drejtë të nxjerrë në pah tiparet e tyre negative apo gabimet. Dhe nëse dikush e bën këtë, nuk e harrojnë por kujdesen t’ja kthejnë tjetrit me të njëjtën monedhë. Këta njerëz i përkasin këtyre shenjave.

Dashi

Dashi dihet se mban inat dhe e ka të vështirë të harrojë pse është i zemëruar me ju. Këta persona janë tepër të vegjël dhe vështirë se do të pranojnë komente për veten e tyre, edhe nëse bëhet fjalë për shaka. Duket se lëndohen kur dikush i ul ose përpiqet t’u japë ndonjë këshillë, dhe sigurohen t’ja kthejnë në të njëjtën mënyrë tjetrit. Në fakt, nëse dëgjon diçka për ju, do ta kujtojë në momentin e duhur dhe do të hakmerret.

Virgjëresha

Mbretëresha kritike dhe e dramës, Virgjëresha vështirë se e harron një fyerje, ndërsa gjen një mënyrë për t’u hakmarrë. Komentet e saj janë gjithmonë aq ironike sa mund të bëjë të ofendohen dhe të tjerët. Nëse ajo ndjen se po e kritikoni, nuk ngurron të bëhet ofenduese. Përveç kësaj, Virgjëresha i përket “thashethemaxhijve” të zodiakut pasi di gjithçka.

Shigjetari

Sado të përpiqen, nuk do të mund ta fshehin se diçka i shqetëson. Acarohen kur dikush i komenton edhe pse mundohen ta trajtojnë me humor. Koha kur ata bëhen të këqij nuk vonon, pasi vështirë se do të pranojnë se kanë gabuar. Në të njëjtën kohë, ata bëjnë shumë “biseda sociale” për të tjerët.