Në “Stadiumin e Mallorcas”, vendasit e Mallorcas fituan 1-0 me Realin e Madridit për javën e 20-të në La Liga. Protagonist në këtë ndeshje ishte sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi.
“Pirati” në minutën e 13 të ndeshjes detyroi Nacho Fernandez që të dërgonte sferën në portën e tij, duke shtangur gardianin Lunin. Megjithë sulmet e Real Madridit, Mallorca ia doli që t’i marrë sërish tri pikë “Galaktikëve” këtë sezon, në fitoren e dytë pas asaj në “Bernabeu”.
Në këtë duel, Muriqi u shpall “Lojtari i ndeshjes”. Te miqtë në fillimin e ndeshjes u dëmtua portieri Courtois, duke i lënë vendin Lunin. Me këtë disfatë Real Madrid (45 pikë) humbet më shumë kontakt me kreun, teksa Barça kryesuese është me pesë pikë më shumë (50). Mallorca me 28 pikë mban vendin e dhjetë.