Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare Amancio Amaro, legjenda e Real Madridit dhe president nderi i “Los Blancos”. Amancio Amaro Valera lindi më 16 tetor 1939 në La Coruña (Galicia) dhe ishte lojtar dhe trajner i Realit të Madridit, një ekip me të cilin nënshkroi në vitin 1962 pasi ra në sy në Deportivo La Coruña.

Amancio luajti për Real Madridin midis viteve 1962 dhe 1976: fitoi Kupën e gjashtë Evropiane (Championsi i sotëm), 9 Liga dhe 3 Kupa të Spanjës. Në 14 sezone luajti 471 ndeshje dhe shënoi 155 gola, duke qenë “Pipichichi” i elitës së futbollit spanjoll në vitet ’69 dhe ‘70.

Në vitin 1964 Amancio ishte i treti në votim për Topin e Artë dhe fitoi Kampionatin Evropian me Spanjën. Amancio u tërhoq nga futbolli më 30 qershor 1976 si golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave për Real Madridin pas legjendave të tjera si: Alfredo Di Stéfanos, Ferenc Puskás dhe Paco Gento.