Myrto Uzuni është kthyer në një nga emrat më të ndjekur në Spanjë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po shkëlqen me golat që po shënon me rregullsi te Granada dhe kjo e ka bërë atë jo vetëm golashënuesin më të mirë të La Liga 2, por edhe një nga emrat më të lakuar të momentit.
Uzuni ka shënuar deri tani plot 17 gola duke kryesuar listën e golashënuesve. Talenti beratas ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjiozen “AS”, teksa e ka cilësuar këtë periudhë si momentin më të mirë të karrierës.
“Mendoj se është momenti më i mirë i karrierës sime. E gjithë kjo vjen nga puna e palodhur, gjërat nuk ndodhin rastësisht, por falë mentalitetit tim fitues.
Unë vij nga një vit i vështirë. Në jetë gjërat ndonjëherë nuk shkojnë ashtu siç dëshironi. Kur mbërrita, kishte shumë vështirësi në ekip, humbëm të gjitha ndeshjet, ishim në një seri shumë negative dhe kjo e bën gjithmonë të vështirë përshtatjen. Nuk kishte harmoni. Mendoj se kjo ishte arsyeja. Në futboll duhet të fitosh, humbjet nuk ndihmojnë për të pasur atë harmoni.
Nga kampionati hungarez në La Liga, është një kërcim i madh. Është e vështirë të përshtatesh shpejt me gjithë këtë. Ka shumë ndryshime, cilësia e rivalëve, mentaliteti…
Jam më rehat në majë të sulmit, sepse më pëlqen të shënoj gola dhe të ndihmoj skuadrën. Në këtë rol jam më afër objektivave.
Vendosa të vij në Granada sepse idhulli im, Kristiano Ronaldo, luante në Spanjë dhe e shikoja gjithmonë La Ligën në televizion. Ishte një ëndërr të luaja në La Liga. Më vonë qëndrova sepse në Granada ndihem shumë i dashuruar, njerëzit më duan dhe ndihem si në shtëpinë time.
E pashë që jemi çifti më i mirë në Evropë. Kajehon është një lojtar i madh, ai ka qenë te Real Madrid dhe Napoli. Ka shumë cilësi. E kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë në fushë dhe është kënaqësi të luaj me të.
Kur Olimpiakos më refuzoi për mungesën e letrave, ne u kthyem pavarësisht se kjo nënkuptonte humbje financiare. Nuk ishte fitimprurëse. Paguam një tjetër udhëtim nëpër male për tre ditë prej 20,000 euro. Ishte shumë e vështirë, kjo është forca im.
Familja ime bëri një sakrificë të madhe për të shkuar në Greqi, udhëtuam tre ditë nëpër male. Aty njerëzit më gjykonin se isha shqiptar. Ishim pa letra se Shqipëria nuk bën pjesë në BE. Kur arritëm atje ishte minus zero, zero do të ishte mirë. Të gjithë punojmë, më është dashur të punoj shumë për të ndihmuar familjen.
Asgjë në jetën time nuk më bëri të lumtur, vetëm futbolli dhe të qenit në fushë. Unë jam njëqind për qind i sigurt për këtë, të gjithë ata që më njohin e dinë. Futbolli ishte rruga ime e arratisjes. E dija se futbolli ishte e vetmja mënyrë që familja ime të kishte një jetë më të mirë dhe të ecte përpara.
Ndihem i identifikuar me Kristiano Ronaldon. Është një pasqyrë në jetën time. Ai lindi pa asgjë dhe duhej të punonte shumë për të arritur në elitë. Ai më mësoi se me shumë punë dhe pasion mund të arrihet gjithçka”, deklaroi ndër të tjera Uzuni.