E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ish-banorja e “Big Brother 4” dhe opinionistja e “Përputhen”, Neda Balluku foli për këtë edicion të BBV duke u ndalur tek një nga pretendentët për fitues, Luiz Ejllin.

“Luizi është me shans të madh sepse ky edicion ka një kast të dobët. Vitin e kaluar Iliri fitoi një “BBV” shumë të vështirë. Këtë vit duket se nuk ka konkurrencë. Mendoj që Luizi është fituesi. Banorët aty janë dorëzuar. Amosi kur kuptoi dominimin e Luizit, u dorëzua ku shumë mirë mund të bënte antagonizmin”, tha Neda.

Neda: Kast i dobët në BB, Luizi është fitues, ja si e shoh

E pyetur sa e favorizon pjesa e romancës dikë aty brenda, Neda u përgjigj: Çiftet janë arsyeja më madhore se pse ndiqen këto reality show. Unë personalisht kam tendencën t’i shoh, ta shijoj romancën e tyre dhe në momentin që dalin dhe ndahen nuk kanë pse i japin askujt llogari. Aty brenda është tendenca për të kërkuar aleatë dhe i dashuri që ti gjen vjen edhe si nevojë për të pasur dikë të besuar. Ka darka që i shoh Luizin dhe Kiarën në shtrat, duke folur, duke buzëqeshur dhe nuk ka të paguar qetësia shpirtërore që ata marrin në atë moment. Ky është një avantazh që kanë çiftet sepse je më në paqe. Romanca me Kiarën e ka bërë më njerëzor Luizin, përtej fokusit që kishte në lojë.

Neda: Kast i dobët në BB, Luizi është fitues, ja si e shoh

Si e sheh Neda Luizin, a po vepron me zemër apo me mendje?

“Unë si vajzë dhe çdo vajzë besoj e duam pak misterin te tjetri, pra kur bën atë lojën njëherë indiferent dhe njëherë i afërt. Kush është ajo vajzë që i reziston një shpërthimi dashurie siç është ajo që i bën Luizi Kiarës. Ka pasur debate brenda shtëpisë ku Kiarës i kërkohej të dilte kundra Luizit. Kush është ajo vajzë që ngrihet kundra atij që i lan pjatën, i shpreh adhurim, i thotë je pika ime e dobët. Asnjë njeriu me zemër nuk do i kalonin pa bërë përshtypje këto veprime. Pastaj nëse këto sjellje janë apo nuk janë të vërteta do shihet në momentin e parë që ata do të dalin nga andej”, tha ajo.