Dasma e Luizit dhe Kiarës ka marrë vëmendjen e të gjithëve që prej mbrëmjes së djeshme. Shumë personazhe të njohur reaguan në rrjete sociale dhe mes tyre ish-banori i BBV1, Meridian Ramçaj, i cili ka zbuluar edhe një bisedë me nënën e Luizit.
Meridiani i ka dërguar fotot gjatë momentit të dasmës dhe nëna e Luizit ka uruar me trashëgime. “U trashëgofshin”, ka shkruar ajo duke e shoqëruar mesazhin dhe me disa emoji me zemra.