Në episodin e fundit të spektaklit “Zemër Luana”, dy kapitenët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku të vendosur në karrigen e të ftuarve u janë përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me jetën e tyre private, duke mos u kursyer aspak.
Besi dhe Olsi janë pyetur për dhuratën më të shtrenjtë që u kanë bërë partnereve, çfarë ka qenë ajo dhe sa ka kushtuar. Olsi Bylyku tregoi se dhurata më e shtrenjtë për Egli Takon ka qenë një makinë, me vlerë 22,000 Euro.
Ndërsa Bes Kallaku është përpjekur të mos zbulojë shifra për dhuratën që i ka bërë Xhensila Myrtezajt, por tha se ka qenë po ashtu një makinë ‘Range Rover Velar’, modeli i fundit.
Ndonëse Besi nuk e tha shifrën e një makine të markës “Rang Rover Velar”, në internet rezulton se kushton rreth 58.000 Dollarë.