Domenico Tedesco është zyrtarisht trajneri i ri i Belgjikës.

Tekniku italian zëvendëson në këtë post të larguarin Roberto Martinez me këtë të fundit që mori drejtimin e përfaqësueses portugeze menjëherë pas largimit nga “djajtë e kuq”.

Tekniku italian, ish trajneri i Leipzig, merr në këtë mënyrë drejtimin e Belgjikës, objektivi i parë është të sigurojë një biletë për në “Euro2024”, por mbi të gjitha të rinovojë grupin.