Napoli po kalon një moment fantastik, në Serie A dhe në Champions. Luciano Spalletti ka ndërtuar një makineri të vërtetë, janë shumë pranë titullit në Itali ndërsa kanë hedh një hap të sigurt drejt çerekfinaleve të Champions pas fitores së pastër 0-2 në transfertë përballë Frankfurt.

Në përfundim të këtij sezoni, Spallettit i përfundon kontrata, por sipas mediave italiane kontrata mes tij dhe Napolit do të rinovohet në mënyrë automatike deri në 2024.

Spalletti do të përfitojë 2,7 milionë euro nga kontrata e re.