Sërish brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ka ndodhur e njëjta gjë, sërish Luizi është parë teksa qan.

Prej ditësh tashmë, kur asnjë nga banorët nuk është rrotull, ashtu i vetmuar, Luizi e nis ditën në lot.

Edhe mëngjesin e sotëm, këngëtari ka ripërsëritur të njëjtën situatë, duke shqetësuar jo pak fansat. Ai është parë teksa qëndron i menduar dhe qan, duke bërë që të gjithë të shqetësohen për gjendjen emocionale të këngëtarit dhe për të pyetur se ‘çfarë e shqetëson?’

Në lidhje me këtë gjendje të tij së fundmi ka reaguar edhe mikesha e tij, Efi Dhedhes. Ish-banorja e “BBV” ka ripostuar këtë moment të mikut të tij në Instastory-n e saj.

“Çfarë ke?” Kaq do të doja të të pyesja,”-ka shkruar Efi përbri fotos.