Tashmë Luiz Ejlli duket se ka si qëllim të nxjerrë nga shtëpia e “Big Brother VIP2” ata që u cilësuan ‘bërthama e shtëpisë’ që janë Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj.
Mëngjesin e sotëm po bisedonte me Beatin dhe në një moment ai u shpreh se do të përpiqet deri ditën e fundit që të mos lejojë që ata të tre të shkojnë në finale.
“Nuk kanë si shkojnë në finale (Kristi, Maestro dhe Olta) se unë nuk do të ndalem. S’ka shans të shkojnë në finale ata, të tre jo. Njëri nga ata të tre mund të shkojë. Por nuk iu ndahem derisa t’i nxjerr jashtë të tre. Nuk jua fal në botë,”-u shpreh Luiz Ejlli.
Më herët Kristi dhe Maestro kanë diskutuar duke thënë se tani Luizi sipas tyre nuk ka shumë mundësi dhe ka mbetur i bllokuar.
“Unë besoj se ai vërtetë nuk ka ku të shkojë më. E ka shumë të vështirë tani. Unë nuk i jap muhabet. Sa shikoj që ai po provokon ose po manipulon situatën e ndaloj. Unë kam shoqëri me Luizin nuk kam nevojë ta ndërpres, por kur bën disa situata unë nuk përfshihem,”-u shpreh Kristi.
Kurse Maestro i bindur tha se ai i ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me Ejllin.