Ky edicion i Big Brother VIP do të mbetet pa dyshim në memorien e shqiptarëve për shumë kohë. E nëse mendonit se i kishit parë të gjitha në këtë Big Brother VIP, gaboheni. Kjo pasi gjatë një loje të dhënë nga Vëllai i Madh, ‘Loja e Rezistencës’, Luizi ka kryer nevojat personale gjatë transmetimit.
Në këtë lojë, të gjithë banorët pjesëmarrës do t’i duhej të rrinin të paktën 10 orë pa lëvizur duke mbajtur shtypur një buton gjatë gjithë kohës. E kur kishin kaluar më shumë se gjashtë orë që nga nisja e sfidës dhe shumica e banorëve ishin eliminuar, Luizi duket se nuk ka rezistuar më.
Në tentativë për të fituar çmimin prej 2500 eurosh, e për rrjedhojë për mos t’u eliminuar, ai ka kryer urinën i mbyluar me batanije, ndërsa shumë banorë kanë kërkuar që të vihet muzikë në mënyrë që mos ta dëgjojnë. Pak minuta më pas, Luizi u skualifikua nga loja, thuajse pas gjashtë orësh.
Ai ishte ndër të vetmit konkurrentë që e mori me sportivitet sfidën e rezistencës, ndërsa shprehu edhe bindjen që do thyente rekordin botëror të 14 orëve. Por, këngëtaei nuk rezistoi dot aq gjatë sa pretendoi. Sapo drita e tij u fik, Olta ishte e para që i tha të linte lojën, pasi ajo e konstatoi poçin e fikur, sepse ndryshoi ngjyrë.