Largimi i Amosit mbrëmjen e djeshme e mërziti goxha Oltën, e cila nisi të qante me dënesë. Në këto momente kamera fokusoi dhe opinionistët e spektaklit, të cilët po qeshnin.
Këtë moment motra e Oltës, Gerta Gixhari e ka quajtur jo të hijshëm nga ana e Zhaklinës dhe Arbrit.
“Mbrëmë kur Olta po qante më erdhi shume keq për reagimin e dy opinionistëve. Për mendimin tim ishte një skenë jo e hijshme. Sado që ata mund të kenë opinionet e tyre ndaj çdo konkurrenti brenda shtëpisë, nuk më pëlqeu momenti kur Olta teksa po qante pasi Amosi doli nga shtëpia, dy opinionistët filluan të qeshnin. Olta qante tek dera, Zhaklina me Arbrin po qeshnin. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan. Ajo po ndihej keq. Nuk mund të qeshësh kur tjetri qan”, tha Gerta e ftuar sot tek “Shqipëria live”.