Në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, Dhurata ka treguar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në qytetin e Durrësi.
Një ndër ngjarjet ka të bëjë me një nuse të re e cila ka refuzuar të mbajë rrobat e zeza pas vdekjes së dajës së burrit të saj dhe për këtë arsye vjehrri dhe vjehrra e kanë dërguar tek prindërit e saj se i vjen zor nga njerëzit.
Dhurata: Ish-burri i ka lënë për barë ish-gruas të paguajë kredinë. Nuk e ka paguar ai dhe tani duke qenë se zonja ka shtëpi dhe katandi, nuk mund t’i lërë peng, por është detyruar t’i paguajë këstet që nuk i ka paguar zotëria. Dashur pa dashur do të vuaj pasojat e ish-burrit.
Aldo: Pastaj?
Dhurata: Prindërit e një vajze janë mërzitur dhe nuk e pranojnë në shtëpi, pasi vajza është veshur me perçe sepse është martuar me një mysliman.
Aldo: Pastaj?
Dhurata: Një lajm ka të bëjë me një vajzë, nuse e re duke qenë se nuk i mban rrobat e zeza për dajën e burrit, vjehrri dhe vjehrra e kanë larguar nga shtëpia duke i thënë këto kohë të shkosh tek prindërit e tu sepse ne na vjen zor nga njerëzit që vijnë këtu dhe ti do i nxjerrës kafen, ti duhet të jesh e veshur me të zeza. Ajo ka ikur, por kanë lindur debate mes burrit dhe kësaj.
Aldo: Një temë shumë interesante kjo!