Vijon debati mes Luizit dhe Kiarës pas lojërave që këngëtari i bëri dhe moderatores nuk i pëlqyen aspak. Në një moment Kiara thotë se “Luizi është gati të sakrifikojë dhe vetë atë për fitoren e Big Brother”. Ky koment iu duk qesharak Luizit i cili u kundërpërgjigj menjëherë: “Turp të kesh që mendon këtë”.
Ndër të tjera eksa ndodheshin jashtë bashkë me banorë të tjerë, këngëtari pyet moderatoren ‘nëse do divorc?’. Fillimisht ajo tha “no koment” por kur Luizi këmbënguli me pyetjen Kiara tha: “Jo”.
Por Luizi nuk e lë me kaq, pasi e pyet sërish ‘të bëjmë seancë pajtimi’. Kiara i tha se për momentin nuk do që të qëndrojë me të dhe ai ia kthen ‘prandaj kërkoj seancë pajtimi’.