Loja e “Big Brother Vip” sa vjen e nxehet më shumë. Ndonëse nuk mund të themi të njëjtën gjë për të gjithë banorët. Duket sikur janë vetëm një grup që janë aktiv në lojë gjithë kohës dhe komentohen, ndërsa një pjesë tjetër zgjedh të shoh rehatinë e tyre. Mëngjesin e sotëm Olta Gixhari një ndër banoret aktive në shtëpi, është zgjuar e mërzitur aq sa ka shpërthyer në lot. Aktorja u shpreh se ishte e mbushur nga prime-i mbrëmshëm, për ato çfarë i tha Arbana dhe Zhaku, aq sa mendoi edhe largimin nga shtëpia.
Mirëpo kjo ishte në momentin kur ishte e nxehur, pasi u qetësua ajo u shpreh se tani që është brenda nuk e mendon të tërhiqet. Së fundmi në një bisedë me Luizin madje ajo ka bërë edhe “plane” cilin banor do të fusin në rrjedhën e lojës. Së bashku me Ejlli ata kanë parë nga Valbona duke u shprehur: Kësaj duhet t’i bijmë. Sigurisht në kontekstin e lojës në mënyrë që të jetë më aktive. Kujtojmë që duke zbuluar sërish edhe arsyen e gjendjes së saj të mëngjesit, Olta u shpreh se e kishin prekur fjalët që i janë thënë mbrëmë gjatë spektaklit, veçanërisht nga Zhaklin Lekatari.
“Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur. Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”- tha Olta duke ulëritur.