Banorët e Big Brother Vip, të cilët ndodhen të burgosur në dhomën tjetër pasi janë dënuar nga produksioni kanë mundësi të zhvendosen sërish në ambientin e përbashkët ku është edhe pjesa tjetër e banorëve. Që pas leximit të zarfit ku banorët kishin mundësi shkëmbimi, Olta ka shprehur shqetësim. Sipas saj, Luizi ka negociuar për ardhjen e atij zarfi dhe kjo nuk është e drejtë. Ajo tha se të gjithë mund të negociojnë jo vetëm Luizi, ose të kryejnë dënimin që i është caktuar.
“Unë tani jam shumë e shqetësuar. Nuk e ke idenë sa po e ruaj qetësinë. Po ndihem e pavlerë. Kaq”, tha Olta.
“Mos vallë je e pavlerë në këtë lojë?”, iu përgjigj Luizi.