Olta Gixhari nuk i ka mbajtur dot lotët mëngjesin e sotëm dhe ka shpërthyer. Aktorja ka zbuluar se është zgjuar shumë e mërzitur dhe më pas u ul në një cep vetëm ku nisi të qante.
Asaj iu afrua Valbona Mema dhe Armaldo Kllogjeri për ta qetësuar, por ishte e kotë. Teksa po bisedonte me Maestron, Olta siç kishte një filxhan në dorë e përplasi në tokë.
Pak më vonë shkon Luiz Ejlli pranë saj me një filxhan në dorë dhe e pyet nëse e do për ta thyer. Këtu ndërhyn Armaldo që i thotë ‘vjen e bën humor pa lidhje’.
Pjesë nga biseda:
Olta: Unë nuk di, kaq. Unë nuk di të transmetoj ndjenjat dhe mendimet e mia. I transmetuakam gabim, se nuk e kanë fajin këto që më keqkuptojnë. Faji është i imi që nuk di ti transmetoj
Luizi: Do e thyesh?
Olta: Jo
Luizi: Merre
Olta: Lëre këtu
Luizi: E kam prej mend
Olta: Nuk e dua tani
Luizi: Kur të duash më thuaj, ta sjell se kërcet më fort
Armaldo: Vjen bën humor pa lidhje
Olta: Nuk ka gjë
Luizi: Nuk është humor, do me shfry