Bledi Mane është banori i parë që largohet në mënyrë vullnetare duke ndërprerë në mes televotimin e mbrëmjes së sotme, ku rrezikonte largimin nga shtëpia e Big Brother VIP së bashku me Kiarën dhe Luizin. Në studion e Big Brother ai tha se nëse do të kishte hyrë që më 24 dhjetor, në shtëpi do të kishte një konkurrencë më të fortë mes tij dhe Luizit.

“Nëse do kisha hyrë ne 24 dhjetor, do ishte një konkurrencë e fortë Bledi-Luiz. Një lojë më me rregulla. Nuk do lejoja as bullizëm as fyerje. I cova të gjithë te starti. Janë të gjithë atje ku duhet. Tani duhet të ecin të tregojnë veten.

Situatat këto javë kanë ndryshuar. Pashë një Luiz që kercenonte më pak. Unë doja të debatoja me ta si personazhe. Ishte një lloj pabesie nga ana e Oltës që isha në këtë nominim me Kiarën dhe Luizin. Duke menduar që Kiara sfumon sjellljen e Luizit.

Unë nëse do të rrija do isha shumë agresiv si dikur në fakultet. Jam fëmija i vogël, trazovaç që nuk ka bërë kurrë punë në shtëpi. Nuk doja të nxirrja anën time të keqe aty” – deklaroi Bledi Mane në studion e Big Brother VIP Albania.