DASHI: Yjet rezervojnë një javë mjaft interesante për të lindurit në shenjën e Dashit. Jeta në çift do të ecë mirë, pa pengesa, megjithatë pasioni do t’ia lërë vendin rutinës. Përpiquni më shumë që ta bëni marrëdhënien interesante. Në aspektin profesional do të angazhoheni me projekte të reja.
DEMI: Yjet parashikojnë që kjo do të jetë një javë e qetë për të lindurit në shenjën e Demit. Jeta dashurore do të karakterizohet nga një mirëkuptim i mirë mes partnerëve, nuk ka dyshim që do të arrini ta gjeni gjuhën e përbashkët. Në sferën profesionale, nga ana tjetër, do të jetë e nevojshme të shmangni polemikat me kolegët dhe eprorët.
BINJAKËT: Yjet parashikojnë se kjo do të jetë një javë premtuese për të lindurit në shenjën e Binjakëve. Sfera e dashurisë ofron një mirëkuptim të mirë mes partnerëve, e nxitur nga një pasion i rinovuar. Në frontin e punës, megjithatë, mund të merrni shpërblime të vogla në para.
GAFORRJA: Yjet ofrojnë një javë me ulje-ngritje për të lindurit në shenjën e Gaforres. Në sferën e dashurisë pasioni nuk do të kulmojë. Ndoshta partnerët do të jenë të hutuar nga detyra të tjera të përditshme. Ndërkohë, në aspektin profesional, duhet të tregoheni më ambiciozë.
LUANI: Pritet që kjo të jetë një javë pa shumë pengesa për të lindurit në shenjën e Luanit. Jeta në çift ofron mirëkuptim mes partnerëve, të cilët do t’i harrojnë grindjet e këtyre kohëve të fundit. Ndërkohë, do të mund të gjeni një ekuilibër të ri me kolegët dhe eprorët në zyrë.
VIRGJËRESHA: Planetët ofrojnë shtatë ditë jo tejet energjike, por gjithsesi pa shqetësime të mëdha për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Në sferën e dashurisë gjërat do të shkojnë mirë, nëse mes partnerëve do të ketë dialog dhe nëse do të dini ta ushqeni romancën në çift. Në aspektin profesional, yjet ju këshillojnë që të mos tregoheni kokëfortë.
PESHORJA: Yjet dhurojnë një horoskop mjaft premtues për të lindurit në shenjën e Peshores. Jeta në çift rezulton mjaft romantike, por do të jenë veçanërisht beqarët ata që do të kenë epërsinë, duke shkuar drejt fitoreve të reja. Në aspektin profesional, nga ana tjetër, nevojitet më shumë imagjinatë.
AKREPI: Yjet ofrojnë shtatë ditë pa shumë pengesa për të lindurit në shenjën e Akrepit. Në sferën e dashurisë gjërat do të shkojnë mirë dhe do të ketë harmoni në çift si dhe disa momente pasioni të fortë. Ndërkohë, në planin profesional duhet të investoni më shumë në punën në skuadër.
SHIGJETARI: Mos u mbyllni në vetvete, por shprehini emocionet tuaja dhe gjërat që ju shqetësojnë. Përfitoni nga këto ditë për të kapur fluturimthi disa mundësi të reja që do t’ju ofrohen. Ndoshta një punë e re ose stili i jetesës që ju intrigon kaq shumë është zgjidhja e duhur për ju.
BRICJAPI: Ngjarjet duket se do të ecin ngadalë, por pa shqetësime të mëdha për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Në sferën e dashurisë do të përjetoni një romancë të bukur, e cila do t’ju ndihmojë të forconi marrëdhënien me partnerin. Tregohuni më të vëmendshëm në zyrë, mbi të gjitha duke moderuar tonet me kolegët dhe eprorët.
UJORI: Yjet ofrojnë shtatë ditë të vrullshme për të lindurit në shenjën e Ujorit. Jeta në çift do të karakterizohet nga marrëdhënie intensive, që do t’i lejojë partnerët të përjetojnë pasion të fortë. Ndërkohë në zyrë ka ardhur koha për të rikuperuar një projekt të ideuar disa kohë më parë.
PESHQIT: Pritet që kjo të jetë një javë e qetë për të lindurit në shenjën e Peshqve. Jeta në çift karakterizohet nga një romancë e madhe, e cila do t’i bëjë partnerët të përjetojnë momente intensive intimiteti. Në sferën profesionale, nga ana tjetër, duhet të shpalosni imagjinatën.