Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte i ftuar astrologu Jorgo Pulla. Ai bëri parashikimin e Horoskopit për muajin shkurt duke theksuar me shumë detaje si do të jenë këto javë për të gjitha shenjat.

Dashi

Për shenjën e Dashit duket se kjo periudhë është një periudhë vëzhgimi, një periudhë që shikoj, provoj dhe vendos, jo shikoj dhe vendos. Dashi ka mundësinë të realizojë planet e së shkuarës që dmth, ata që kanë pasur në shtator probleme në lidhje me punën, disa lekë të pamarra, duket se ky muaj vlon. Edhe ca para janë marrë në fakt nga çështje shtetërore që kanë ndodhur, por ka edhe disa të tjera të pamarra. Do të ketë edhe ndryshim pune. E kanë një diçka shumë të madhe. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë Dash-Luan, Dash-Bricjap, është diçka shumë pozitive që stabilizohet, kurse vëmendje duhet të kenë me Akrepat se ata nuk flasin, shikojnë, kuptojnë, vendosin. Lëvizjet e duhura mund t’i bëjnë nga tani deri më datën 10.

Demi

Demi është nevrik, puntor, ndihmon të tjerët, por nuk të thotë asnjëherë ndihmën që të jep, është i fshehur. Në këtë muaj, në 15 janarin që lam pas deri në 28 kanë pasur shumë probleme, tani do të gjenden gabimet. Duhet të bëjnë kujdes se do të dëgjojmë çështje që kanë të bëjnë me shtetin, me instancat e larta. Mundësitë që do t’ju jepen, koha më artë që do t’i jepet është nga data 7 deri në 18 shkurt. Kanë një periudhë shumë të mirë për të bërë lëvizjet e tyre. Ana shpirtërore kanë një ndikim shumë të madh me Shigjetarin dhe Virgjëreshën, duhet të kenë vemendje me Peshqit.

Binjakët

Binjakët janë ndryshe këtë vit nga çfarë kanë qenë vitet e tjera. Para 10 vitesh, ata kanë pasur çështje pune dhe ky vit është ekuivalient me para 10 vitesh. Çfarë do të ndikojë? Janë tërhequr nga shumë gjëra. Koha ideale dhe mundësi të reja, ata kanë pasur biseda të rëndësishme më 4 dhjetor deri më 27. Këtë periudhë që kanë filluar bisedime pune dhe ndryshime në atë që do të bëjnë, do të ndryshojnë shumë pak, por brenda firmës ku ndodhen. Në çështjet shpirtërore, janë pak fajtor se kanë një problem, i lënë pak pas dore familjen. Ata duhet t’i përshtaten pak më shumë.

Edhe mundësitë shumë të mëdha është ky muaj, duke hequr ditën 20, 21, 22 dhe 23, i gjithë muaji ka mundësi. Bisedimet gjithmonë duhet t’i bëjnë në ditë të mërkure për shkak të planetit.

Gaforrja

Në ndryshime dhe çështje pune do të marrin vendime të rëndësishme në këtë periudhë se është periudha e tyre për stabilizimin, komunikimin, vendimet që do të marrin. Pra, është pikërisht kjo periudhë, nga data 11 deri në datën 18 është një moment shumë i mirë për të bërë lëvizjet e duhura. Mund ta marrin sot një lajm shumë të mirë në fushën e punës së tyre. Vëmendje duhet të kenë anën shpirtërore, Peshore dhe Dash. Ana ekonomike lidhet me financat, edhe pse kanë disa probleme të vogla do t’i zgjidhin.

Luani

Luanët tani janë në rrugën e tyre më të mirë në fushën e biznesit dhe jo vetëm kaq, por kanë një mundësi shumë të madhe që do të bëhen në lidhje me fushën e punës së tyre. Mund të dali një burim të ardhurash i dytë në punën e tyre, sepse të tjerët i vëzhgojnë. Ndikimet janë të mëdha në fushën e karrierës. Ndërsa lidhjet shpirtërore, Luan-Ujor shkojnë në martesë, sado që të grinden. Nëse kanë probleme në familje, apo i dashuri është larg ka të bëjë me Akrep.

Virgjëresha

Virgjëreshat do të nisin një rrugëtim përsa i përket kësaj periudhe, është periudha e tyre përsa i përket vazhdimësisë në çështjet e punës së tyre, në çështje të karrierës, një udhëtim të largët që kanë ose presin një lajm shumë të mirë tani me dokumentacionin. Nuk përjashtohet mundësia. Nga data 5, 7, 9 është koha më e artë që mund t’i realizojnë këto gjëra deri më datën 13 e kanë mundësinë. Është një mundësin dhe një ndryshim shumë i madh që ka të bëjnë me Virgjëreshat këtë muaj dhe këtë vit.

Peshorja

Është momenti që Peshorja të dali në sipërfaqje dhe shikojnë shumë çështje që do t’ju realizohen. Një problem që kanë pasur përpara 22 vitesh, Peshoreve tani u del e drejta e tyre. Është pikërisht ky muaj, muaji ideal për çështjet ligjore. Ndërsa çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtore, lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor dhe Gaforre, duhet të bëjnë kujdes, kurse me Luan është idealja, shkruan abcnews.al.

Akrepi

Kanë një ndikim shumë të mirë me çështjet e punëve të tyre në rolet drejtuese. Duhet të kenë kujdes se do të dëgjojnë në lajme në TV, çështje politike që do të ndodhi diçka, por lidhet me politikën Akrepi në Shqipëri. Ndonjë politikanë lidhur me ligjin do të bëhet diçka. Por për personat që kanë probleme duhet të trokasin deri më datën 19, 20, sepse pas datën më 20, 21, 22, 23 këtu do jemi dhe do të ndodhi diçka. Ndërsa, për çështjet shpirtërore që kanë të bëjnë me Luanët, Demët dhe Shigjetarët janë perfektja. Kurse vëmendje të madhe që janë të largët kanë të bëjnë me Ujorët. Stabilizimi mbetet i mirë.

Shigjetari

Një kohë e përshtatshme për Shigjetarët ka të bëjë nga data 2 deri në datën 13 do t’i vijnë pas gjithçkaje që ka të bëjë me lekët, vendimet e rëndësishme dhe udhëtimet. Do të ketë Shigjetarë që nga punonjës do të jenë në role drejtuese. Është momenti pikërisht tani që ata presin ta realizojnë. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, kanë të bëjnë me Virgjereshën dhe Peshqit janë ideale.

Bricjapi

I kultuar, rregullon gjithçka edhe rrogën kur e merr, kërkon gjysmat. Lum ata që kanë Bricjapë në punë. Ndryshimet dhe ndikimet janë favorit në fushën e punës, në fushën ekonomike dhe çështjet shpirtërore. Lidhjet që ka me Dashin dhe Luanin janë ideale, kur me Peshoret kërkohet vëmendje, shkruan abcnews.al.

Ujori

Ujori janë shenja delikate sepse ka të bëjë me një ndikim që ka të bëjë me Uranin dhe Diellin. Me qe jemi në 14 shkurt, është mirë t’i fshijnë problemet dhe të fillojnë diçka të re. Me çështjet ekonomike, financiare, nuk kanë asnjë problem, por duhet të kenë kujdes me çështje kredie ta marrin pas datës 11 sepse do ta paguajnë 5-fish. Stabilizimi i çështjeve shpirtërore dhe një lidhje që ka pasur me Peshoren rregullohet, kurse me Virgjëreshën lidhjet e largëta janë perfekte.

Peshqit

Është e rëndësishme momenti kur ndodh fenomeni, aty duhet të kuptojnë arsyen pse ndodh dhe po e kuptuan çfarë duan të bëjnë, i kanë gjetur të gjitha. Është momenti tani i shenjës së Peshqëve që mundësia, puna, udhëtime, një problem do t’i rregullohet. Vazhdimësia, rëndësia, mundësia që ata kanë, është nga sot deri më datën 14 dhe 25 e 27. Ana shpirtërore do të jetë perfekte me Binjakët dhe Shigjetarët, ndërsa me Luan kërkohet vëmendje./abcnews.al