Pas shkarkimit të trajnerit Jesse Marsch më datë 6 shkurt, klubi i Leeds United vendos t’i besojë të paktën deri në fundin e muajit aktual, ndihmësit të tij, Michael Skubala. Në fakt, klubi anglez është refuzuar nga disa trajnerë dhe mesa duket zgjedhjen e gjen brenda shtëpisë.
Skubala ishte në krye të Leeds për dy ndeshjet ndaj Manchester United, në të cilët njërin e barazoi në Old Trafford dhe tjetrën e humbi në shtëpi. Megjithatë, skuadra tregoi një reagim dhe mesa duket drejtuesit e kanë vlerësuar këtë fakt, ndaj vendosin t’i japin kohë tekniku por edhe vetes së tyre derisa të gjejnë një opsion që ia vlen me të vërtetë.
Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që Skubala të qëndrojë deri në fundin e sezonit teksa shumë do të varet edhe nga dy ndeshjet e radhës ndaj rivalëve direkt për mbijetesë si Everton dhe Southampton.