Themeluesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila, tha se Berisha donte ta asgjësonte politikisht ashtu sikurse bëri me Lulzim Bashën. Zoti Patozi tha se nëse ke një ide në politikë, është e vështirë të të përjashtojnë.
“Basha e hoqi Sali Berishën dhe Sali Berisha e hoqi atë. Por marrëdhënia e politikanit me shoqërinë, nuk është një marrëdhënie mekanike. Është marrëdhënie sociale, marrëdhënie ideje. Basha e hoqi Sali Berishën, por ai nuk u vra. Mbijetoi, u kthye, dhe radha erdhi që ai e hoqi Bashën.
Por nëse ti ke një ide, ajo vazhdon. Nuk të heq njeri mekanikisht. Ja ku jam unë sot. Ata kanë dashur që unë të asgjësohesha politikisht. Ia arritën të më largojnë nga PD, por jo nga politika”, u shpreh Patozi .